Në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi në vendin e quajtur “Kthesa Bobe”, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip “BMW” me targa “AA 292 BR”, që drejtohej nga shtetasi B.R.
Policia thotë se, në automjet ndodheshin bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, si dhe djali rreth 4 vjeç.
Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka gjetur vdekjen djali i vogël.
Janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit B.R. dhe bashkëshortja e tij, shtetësia M.R. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.