Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video: Gomonia me 5 milion euro drogë i ikën 7 skafeve të policisë

$
0
0

skafiNjë sasi droge me vlerë 5 milionë euro është kapur në ujërat ndërkombëtarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në një operacion ku morën pjesë tre policitë e tre vendeve, ajo shqiptare, italiane dhe malazeze.

Por gomonia që mbante ngarkesën me drogë, i ka shpëtuar policisë në mënyrë spektakolare, duke devijuar rrugën në drejtim të Malit të Zi dhe duke hedhur në det sasinë e drogës.

Ka qenë një operacioni i gjatë në det koduar “Triton” i Agjensisë Eurpiane Frontex ai që mundësoi sekuestrimin e drogës. Mediat italiane raportojnë se sekuestrimi i sasisë së drogës që dyshohet se vinte nga Shqipëria, u bë pas një ndjekjeje nëpër Adriatik, ndërkohë që më parë gjithçka ishte monitoruar nga ajri.

Gomonia po udhëtonte me shpejtësi drejt drejt brigjeve të Barit dhe u pikas 100 km larg brigjeve italiane. Droga transportohej me një gomone 10 metër të gjatë dhe me motor shumë të fuqishëm.

Policia u vu në ndjekje të gomones dhe trafikantët, pasi bënë manovra me shpejtësinë, duke ndryshuar edhe rrugën, duke udhëtuar drejt brigjeve të Shqipërisë e Malit të Zi, nuk patën mundësi tjetër.

Braktisën sasinë e drogës në mes të detit./Panorama

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128