Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Prokuroria: Burgim të përjetshëm për kapobandën shqiptare të burgut të Trikallas në Greqi

$
0
0

pretenca sulajProkuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Fatos Sulajn. Ai akuzohet për “vrasje të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë,” “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “krijimi i grupit të strukturuar kriminal” dhe “veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Fatos Sulaj konsiderohet pergjegjes për një seri ngjarjesh të ndodhura në Mars 2013, fillimisht në burgun e Trikallës në Greqi dhe më pas në disa zona të tjera të Greqisë. Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, në bazë të të cilës, të pandehurit I ulet 1/3 e dënimit, në rast se shpallet fajtor.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi si dënim përfundimtar 25 vjet burgim.

Fatos Sulaj ka qenë i burgosur në kohën e ngjarjes në burgun e Trikallës dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë arritur të arratisen, me ndihmën e disa personave të armatosur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128