Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Misteret e vrasjes së 52-vjeçarit: 3 herë i martuar…

$
0
0

hiqmetTri ditë pas vrasjes së Hiqmet Nexhipit, hetuesit kanë “gërmuar” në jetën e tij private për të mësuar detaje më të shumta në lidhje me motivin dhe autorët që kryen vrasjen.

Sipas burimeve të policisë, Nexhipi ishte martuar tri herë, ku me bashkëshorten e parë kishte dy fëmijë, më pas iku në Itali dhe u martua me një tjetër grua, por pas disa vitesh u divorcua.

Ndërkohë, në muajt e fundit bashkëjetonte me një greke dhe e gjithë kjo jetë ka bërë që hetuesit të shtojnë edhe pistën e ndonjë konflikti personal.

Për më shumë, ai ishte dënuar tre vite në Itali për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Të gjitha këto detaje janë grumbulluar nga ana e hetuesve dhe përveç personave të cilët ishin dëshmitarë pak para ngjarjes kur u vra 52-vjeçari, janë pyetur edhe të afërmit e tij.

Aktualisht ndodhet në qeli edhe i biri 24-vjeçar, Olsi Nexhipi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dy ditë më parë, policia gjeti dhe më pas sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë pistoletë “Beretta” dhe një sasi prej 115 gramësh lëndë narkotike e dyshuar si kanabis-sativa.

Gjithsesi, aludimet janë të shumta për vrasjen e Nexhipit, që ishte edhe pronar i një peshkarexhe, por hetimet janë përqendruar kryesisht në jetën personale dhe konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur edhe pas divorceve.

Fakti që ishte qëlluar me katër plumba teksa udhëtonte në automjet që ishte në lëvizje, ka bërë të pranohet edhe dyshimi se autorët janë profesionistë.

Plumbat e kallashnikovit kanë depërtuar kryesisht në pjesën e derës dhe xhamit e drejt e në sediljen e shoferit ku ndodhej 52-vjeçari, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se kanë qenë dy persona që kryen atentatin, njëri në timonin e makinës dhe tjetri mori përsipër ekzekutimin.

Vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes ku mbeti viktimë Nexhipi, policia gjeti një automjet të djegur, i cili më vonë rezultoi se ishte vjedhur në Durrës pak kohë më parë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128