Një 43 vjeçar nga Biçakaj i Lushnjës u mbyt në lumë mëngjesin e sotëm.
Landi Zhuri, baba i dy fëmijëve kishte shkuar për peshkim rreth orës 03:00 të mëngjesit së bashku me dy peshkatarë të tjerë. Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se një orë e gjysmë pasi nisën të peshkonin, varka është përmbysur nga era e fortë, pranë grykëderdhjes së Shkumbinit.
Dy personat e tjerë nuk mundën të shpëtonin shokun e tyre dhe njoftuan menjëherë policinë, e cila nisi kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës.