Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Arrestohet pas 12 vitesh në kërkim shqiptari i superkërkuar

$
0
0

vrasjaGenc Pjetri është shqiptari 32 vjeçar që është arrestuar nga policia italiane në Romë pas 12 vitesh në arrati.

“Ishte në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm të Shqipërisë të Interpolit,” shkruajnë mediat italiane.

Pjetri ra në pranga gjatë një operacioni të karabinierëve të Romës pas marrjes së një mandati arreseti ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria. Ai akuzohet se është autor i një vrasjeje në vitin 2003.

Vrasja – Pjetri, bën me dije policia, duhet të kryejë një dënim me 25 vite burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 32-vjeçari kërkohej që nga viti 2003,  pasi akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin e tij Hilë Kola për gjakmarrje.

12 vite arrati – Që pas vrasjes gjurmët e Pjetrit humbën, dhe arriti të jetë i arratisur për 12 vjet, kjo edhe për faktin se hetuesit shqiptarë nuk ishin në posedim të shenjave të gishtërinjve të tij. Pjetri arriti të gëzojë për një kohë të gjatë anonimitetin absolut. I vetmi send i vënë në dispozicion nga policia shqiptare në bazën e të dhënave të Interpolit ishte një fotografi e thjeshtë e bërë kohë përpara vrasjes.

Hetimi – Duke nisur nga informatat e një pranie të mundshme të tij në Itali, karabinierët e specializuar për Krimet e Huaja rinisën hetimin me një grup policësh për kapjen e figurave që kërkoheshin ndërkombëtarisht. Me mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Romës, hetimet u bënë më intensive.

Ish- e dashura e Pjetrit – E para që u gjurmua ishte ish-e dashura e Genc Pjetrit, me fëmijën e së cilës shqiptari ishte veçanërisht i lidhur. Pikërisht duke ndjekur gjurmët e djalit, në një kohë të shkurtër u gjet apartamenti i tij në komunën Ciampino, aty ku Pjetri fshihej prej kohësh.

Arrestimi – Arrestimi i 32-vjeçarit shqiptar u bë natën e 14 dhjetorit, pas një mbikëqyrjeje të gjatë jashtë shtëpisë së tij nga autoritetet italiane.

Pas një përpjekjeje të parë të pasuksesshme për të dhënë të dhëna false, Genc Pjetri u detyrua të dorëzohej. Gjykata e Apelit në Romë ka filluar procedurat për ekstradimin e tij./Ora


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles