Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Ja sa janë të shkarkuarit nga administrata publike në shtator 2013–maj 2015

$
0
0

banner_km_administrataKa shumë spekulime lidhur me numrin e saktë të personave të larguar nga administrata publike.

Nga shtatori i vitit 2013 në majin e vitit 2015, numri i të larguarve nga administrata publike është 4093.

Shifra bëhet e ditur për DITA nga burime të Kuvendit ku është depozituar një raport i Avokatit të Popullit mbi këta të shkarkuar.

Sipas raportit në fjalë, nga 4093 të shkarkuarit, 1021 prej tyre janë me status të nëpunësit civil ndërsa 3072 të tjerët janë hequr sipas dispozitave të kodit të punës.

Thuajse të gjithë i janë drejtuar Gjykatës Administrative – bën me dije raporti, një kopje të të cilit posedon DITA.

3506 padi janë bërë në Gjykatën Administrative prej të shkarkuarve.

Nga Shtatori 2014 në Maj 2015, nga kjo Gjykatë janë marrë 762 vendime për dëmshpërblime të të shkarkuarve dhe 23 vendime për rikthime në punë.

Vetëm nga Drejtoria e Tatimeve, gjatë segmentit kohor Shtator 2014 – Maj 2015 janë larguar 254 punonjës. / Dita /


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128