Edhe pse ka dy muaj që viti i ri shkollor ka filluar, për nxënësit e shkollës “Dushniku” në fshatin Dushnik, Berat, kushtet e bëjnë të pamundur mësimdhënien.
Shkolla 9-vjeçare, e cila ka gjithsej 236 nxënës, nuk përmbush kushtet minimale pasi dyert e dritaret janë të shkatërruara muret janë të mbushura me lagështirë e banjat janë jashtë funksionit.
Vetë drejtori Shkëlqim Hibro pranon gjëndjen e rëndë. Por ata që e vuajnë më shumë këtë situatë janë nxënësit.
Për problemet e shkollës janë lajmëruar institucionet përkatëse, por nuk është marrë asnjë masë. Ndërhyrja e fundit në këtë godinë është bërë 15 vite më parë./Vizionplus/