Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) do të nisë sot prishjen e disa objekteve në qytetin e Shkodrës.
IKMT-ja bën me dije se prishja e objekteve do të bëhet në mbështetje të projektit për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Sipas IKMT-së, objektet që do të prishen janë njëkatëshe, me funksione të ndryshme biznesi.