Pas ndotjes alarmante të plazhit të Durrësit nga nafta, institucionet janë vënë në alarm: Krahas ekspertëve të mjedisit, Policia e Durrësit dhe ajo e Kufirit njoftuan se kanë nisur hetimet.
Menjëherë për këtë ngjarje është ngritur dhe grupi i posaçëm hetimor.
Ekspertët e Laboratorit Kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit do të marrin mostra për ekspertim.
Do të verifikohen të gjitha anijet në radën e Portit të Durrësit dhe çdo mjet lundrues që ka lëvizur në hapësirën detare të ndotur pçrgjatë 24 orëve të fundit.
Mjetet e policisë kufitare Durrës kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat teritoriale tona.
I menjehrëshëm ka qenë edhe reagimi i Forcave të Armatosura, të cilat nuk kanë vënë në lëvizje vetëm motovedetat, por edhe një helikopter të ushtrisë për patrullim nga ajri.
Kjo gjë është përshëndetur edhe nga ministrja e Mbrojtjes Kodheli, e cila ka reaguar përmes statusit të saj në facebook.
Ja statusi i plotë i ministers Kodheli:
“Forcat e Armatosura qe ne oret e para te mengjesit po ndjekin nga afer situaten e krijuar ne plazhin e Durresit. Forca Detare me dy anije anti-ndotje, nje anije patrulluese, nje helikopter i Forces Ajrore dhe nje kontigjent prej 30 trupash per te evidentuar dhe per te ofruar zgjidhje per qytetaret. Edhe njehere tjeter FA ne gatishmeri absolute per te ardhur ne ndihme te gjithe banoreve”.