Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Ish-kreu i Portit: As kimikatet siriane nuk do ta ndotnin kaq detin

$
0
0

Screenshot_638Lidhur me ndotjen e bregdetit të Durrësit ka reaguar edhe ish-kreu i portit Selim Belortaja.

Ai ka komentuar në facebook, se as arëmt kimike siriane nuk do ta kishin dëmtuar kaq shumë bregdetin në Duurës, duke e cilësuar këtë si një gjendje turpi.

Sipas tij autoritet që kujdesen për mirëmbajtjen e bregdetit nuk janë kujdesur siç duhet, ndërsa ka thënë se kjo çështje nuk i takon autoriteteve portuale.

“As ato kimiket siriane nuk do t’ja bënin këtë dëm bregdetit dhe qytetit të Durrësit. Madje mund të mos i bënin asnjë dëm. Turp dhe gjynah. S’e di tamam dinamikën e rastit, por me sa shoh s’është punë e Portit. Ka të tjera Instanca aty mbi Port dhe rreth Portit, që paguhen fiks për këtë punë: monitorimin e lëvizjes së anijeve në ujrat tona. Madje edhe lejimin apo moslejimin e kësaj apo asaj trajektore. Si dhe ç’bëjnë e ç’nuk bëjnë me vajrat e përdorura..!”,- shkruan Belortaja.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128