Një person është arrestuar mëngjesin e së martës në Elbasan, në përpjekje për të ushtruar korrupsion ndaj një zyrtari.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Gëzim Peçi, i cili i ka ofruar para një prokuroreje të rrethit.
Gëzim Peçi i ka thënë prokurores se kishte një porosi nga nëna e tij dhe ka nxjerrë një shumë parash prej 36.000 lekë, për t’ia dhënë prokurores, e cila ka njoftuar menjëherë policinë, ku dhe është bërë arrestimi i tij në flagrancë.
“Arrestohet një shtetas për veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gëzim Peçi, vjeç 46, banues në fshatin Krrabë Tiranë.
Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë.
Ky shtetas i ka thënë prokurores se kishte një porosi nga nëna e tij dhe ka nxjerrë një shumë parash prej 36.000 lekë, për t’ia dhënë prokurores, e cila ka njoftuar menjëherë policinë ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tij.
Lekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.