Një e mitur ka humbur jetën pasi u përplas nga një mjet kur po kalonte në superstradën Lezhë-Fushë Krujë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:30 tek kryqëzimi i Gjormit në Kurbin.
Policia ka shoqëruar në komisariat Robert Arapin, 38 vjeç, që drejtonte mjetin tip “Volksëagen”, për të dhënë shpjegime për aksidentin. Ende nuk ka të dhëna nga uniformat blu për shkaqet e aksidentit.
Vajza 13-vjeçare nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes që kishte pësuar nga automjeti dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranës.
Grupi hetimor pritet të përcaktojë shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen.