Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Dërgonin shqiptarë në SHBA: Prokuroria, 74 vite burg 5 personave

$
0
0

1446124705gjykata-e-krimeve-te-renda1Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 74 vite burg në total për 5 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që kalonte shtetas shqiptarë në mënyrë klandestine nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria ka kërkuar 16 vjet burg për Nertil Privizin, 16 vjet për Fatos Faskon, 15 vjet për Enver Karajn, 14 vjet për Fatmir Bakallin dhe 13 vjet për Nikoll Kolajn.

Veprimtaria e këtyre personave shtrihet që në muajin dhjetor të vitit 2013 dhe konsiston në organizimin e emigracionit të paligjshëm, me destinacion SHBA-të.

Personat që niseshin me drejtim SHBA-të ishin nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe.

E gjithë lëvizja e personave kryhej nëpërmjet dhënies së një pagese prej 25 mijë dollarësh.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles