Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë kryer sot stërvitjen e radhës në Rreth-Greth të Kavajës.
Kjo është e disata stërvitje brenda këtij muaji, ndërkohë që disa forca të ushtrisë ndodhen jashtë vendit për një stërvitje të përbashkët me aleatët e NATO-s.
Këto përgatitje në suazën e NATO-s mund të kenë një qëllim të dyfishtë, atë të të qenit në gatishmëri në rast të një mësymjeje të mëtejshme ushtrake të Rusisë së Putinit në Lindje të Evropës apo në Baltik, ose skenari tjetër i mundshëm është ndërhyrja tokësore e trupave aleate në Irak dhe Siri për të luftuar ISIS.
Një gjë të tillë e bën edhe më të besueshme fakti se sot mediat amerikane raportonin se presidenti Obama po e mendon seriozisht një gjë të tillë.
I kapur në befasi nga veprimet e Putinit në Siri, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk mund të lejiojë që të humabsë në mënyrë të mëtejshme terren, ndaj ka vendosur të veprojë.
Shqipëria është gati kurdoherë…