Qytetarët indinjohen e madje edhe denoncojnë me postime statusesh në rrjetet sociasle ose me foto, masakrën që po u bëhet atyre pak pyjeve të mbetur në mbarë vendin.
Ja një status i një qytetari nga Dibra, që denoncon këtë prerje pa kriter te “Jeta osh qef”: “Prsh. Staffi.! Doja të ndarja me ju këtë problem që po vazhdon të ndodhë në qytetin tonë, Peshkopi. Çdo ditë-(pasdite më shumë) vijnë shumë makina që kanë bërë kërdinë në malet e Selishtës, Lurës etj, duke prerë drurët. Më poshtë po dërgoj edhe një foto që e bëra tani. Faleminderit nqs e postoni”.