Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Tiranë, rikthehen shpërthimet me tritol

$
0
0

tritoliJanë rikthyer atentatet me tritol në kryeqytet.

Një sasi rreth 600 gram lënde shpërthyese u gjet mëngjesin e sotëm poshtë automjetit tip Fiat, i cili ishte marre  me qera nga shtetasi Ervis Imeri, 31 vjeç nga Tepelena.

Ai kishte kontatuar pakon e dyshimtë pranë prapakolpit në automjetin e parkuar në Rrugën e Qelqit në Kombinat.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe njesia antieksploziv e RENEA-s, e cila ka bërë çaktivizimin e lëndës shpërthyese.

Ajo ishte e ndarë në 3 kallëpë të lidhur me një kapsollë detonatore si dhe me dy bateri 9 volt me paketën elektronike.

Policia tha se po punon për zbardhjen e ngjarjes./Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128