Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

1 ton heroinë: Emrat dhe vilat e sekuestruara nga ‘Enigma’ në Shijak

$
0
0

Janë të paktën 21 persona që kanë rënë në prangat e policisë, në një operacion të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.

Altin dhe Emiljan Hajri nga Shijaku janë dy kapot e organizatës kriminale që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në drejtim të Italisë.

Atyre u janë sekuestruar një sërë pronash në Shijak.

Në foto shikoni pikërisht pronat e dy shqiptarëve nga Pjezgë në Shijak, sipas Syrit.

Mësohet se i pari që kishte shkuar në Padova, kishte qenë Altin Hajri në vitin 2000.

Pas tij në këtë qytet kishte mbërritur dhe vëllai i tij, Emiljano.

Në këtë qytet ata kishin hyrë në kontakte me grupe të trafikut të drogës, por ata kishin treguar cilësi të lartë organizimi, thuhet në deklaratën e policisë italiane.

Avash- avash ata kishin krijuar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogave.

Të arrestuarit paratë i sillnin në Shqipëri me korrierë dhe i investonin në zonën e tyre në Shijak që njihej edhe me emrin “Lagjia e Çobenjve”.

Ata janë:

Kastriot RIZAJ, 34 vjeç

Hajri BALLA, 52 vjeç

Algen BUSHI, 32 vjeç

Martin SINANI, 32 vjeç.

Alket PLAKU, 38 vjeç

Ermal DORDA, 30 vjeç

Durim VISHKURTI, 35 vjeç

Sokol COTA, 39 vjeç

Ardit KURTI, 32 vjeç.

Fisnik KUCI, 30 vjeç

Shahin MECOLLARI, 28 vjeç

Armando SHERKO , 29 vjeç

HAXHIAJ Gerald, 28 vjeç

Erion CULLHAJ 27 vjeç.

Kjo lëndë me t’u bërë gati në Veneto, transferohej shpërndahej për t’u shitur në zonën në fjalë, por dhe në Lombardi e Toskana. Mësohet gjithashtu se paratë e fituara nga shitja ktheheshin sërish në vendin tonë, ku ripërsëritej cikli.

Enigma

Në sajë të operacionit të përbashkët “Enigma”, uniformat blu kanë arritur të zbulojnë dhe mekanizmin me të cilën funksiononte organizata kriminale.

Sipas autoriteteve grupi kriminal arrinte të shiste 1 ton heroinë në vit, dhe krerët e grupit ishin në Shqipëri.

Sipas policisë grupi funksiononte me qeliza, ajo e shpërndarjes në Trento, një qelizë e dytë logjistike në Trento për blerjen dhe transferimin nëpërmjet korrierëve, një grup për pritjen e përpunimin dhe shpërndarjen në Verona.

Struktura funksiononte në mënyrë të tillë që nëse një qelizë do të neutralizohej, organizata do të vazhdonte tregun duke qënë më e vështirë të arrihej në degëzimet vepruese.

Një veçori e kësaj strukture kriminale ishte përdorimi për komunikimin në distancë me kod alfanumerik, prej nga rrjedh dhe emri i operacionit “Enigma”.

Këto janë njësoj si kodet që përdoresh nga forcat ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Organizata i investonte fitimet në sektorin turistik.

Por sipas medias italiane, krahas lëshimit të 21 urdhër arresteve, në Verona dhe Trento janë sekuestruar 10 milionë euro, 1 ton drogë, si dhe dy rafineri në këto dy qytete.

Mediat italiane thekson se organizata ishte e organizuar në celula, si një organizate terroriste.

4

Capture

sdfff

u

vila1

vila2

vila3

vila4


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128