Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Mori peng familjen, kërcënoi se do të vrasë të afërmit dhe veten

$
0
0

kronIshte ora 7:30 e mengjesit kur Besim Pengili mori armen tip “Kallashnikov” dhe kercenoi se do te vrase veten.

Ne kete moment ai ndodhej ne banese se bashku me bashkeshorten e tij, vajzen dhe nipin.

Ne gjendje te renduar psikologjike dhe pas nje sherri me bashkeshorten, ai ka kercenuar se do ta vrase ate dhe me pas veten.

Pas kesaj skene, bashkeshortja e tij nxitoi te marre nipin dhe te dale nga banesa.

Nderkohe vajza  e tij 26-vjecare ka qendruar me te atin duke tentuar ta binde qe te ule armen.

Bashkeshortja e Besimit ka njoftuar policine, e cila ka mberritur menjehere duke rrethuar edhe banesen.

Pas me shume se 1 ore negociatash, forcat operacionale “Shqiponjat” dhe efektivet e Komisariatit nr. 3 arriten te negociojne me Besim Pengilin duke bere edhe neutralizimin e tij. Gjithashu ne vendngjarje kane qene edhe negociatoret e repartit RENEA.

Pas neutralizimit, policia e shoqeroi 54-vjeçarin ne ambientet e Komisariatit nr 3.

Sipas banoreve te lagjes, kjo nuk eshte hera e pare qe midis çiftit te bashekshorteve Pengili ka pasur konflikte.

Sipas te afermeve, Besim Pengili ka ushtruar dhune disa here ndaj bashkeshortes se tij pasi vuan nga depresioni./ABCNews


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles