Portali Jeta osh Qef ka publikuar këtë foto në limitet e të pabesueshmes në profilin e saj në Facebook.
Një klandestin shqiptar i ka shkruar portalit në fjalë: “Ju zgjodha ju si faqe qe ta publikoni, kete foto te rralle. Ketu jemi ne nje frigrorifer, duke kalu nga Franca per ne Angli. Temperatura brenda ishte minus 15 dhe prap fytyrat tona ishin te buzeqeshura”.
Por Nderkohe, Kryeministri Rama tha sot nga minisamiti europian në Bruksel për krizën e refugjatëve se është i nevojshëm koordinimi në nivel rajonal edhe pse Shqipëria nuk është e prekur ende. Ai tha se besohet se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë.
Ai shtoi se: “Padyshim, edhe Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku, si europianë”, tha Kryeministri Rama në Bruksel”.
Shqipëria, Holanda dhe Suedia u shtuan të premten pasdite në listën e vendeve pjesëmarrëse të Korridorit Ballkanik, meqenëse këto tre shtete konsiderohen si “potenciale” për rrugën e refugjatëve.
Ky samit pritet të vendosë për disa “masa pragmatike operacionale që mund të zbatohen në mënyrë të menjëhershme për të trajtuar krizën e refugjatëve në këtë rajon”.