Me fanellën e Shqipërisë që e mban veshur kudo, italiani që është bërë i famshëm duke mbështetur vendin tonë dhe që identifikohet me pseudonimin Lambrenedetto XVI, është shfaqur në stacionin e metrosë në Milano, ku ka pozuar në një foto të diskutueshme.
Ai është mbështetur në një shtyllë ku shkruhet “Salvini, nazist m*ti”.
Lambrenedetto thotë se nuk e ka shkruar ai, por se i përkrah të mirat publike.
Salvini është kryetari i Partisë Lega Nord, një parti e ekstremit të djathtë anti-emigrantë në Veri të Italisë.
Lambrenedetto më pas ka postuar edhe një foto brenda në tram, gjithnjë me fanellën e Shqipërisë.