Një qese plastike e pa plasur, e dyshuar me lëndë eksplozivi është gjetur në verandën e një restoranti në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Rrugën e Kavajës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se pranë Pallatit me Shigjeta, është konstatuar edhe qesja plastike.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke vendosur perimetrin e sigurisë si dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.