Drejtoria e Tatimeve paralajmëron se së shpejti do ketë arrestime të emrave të njohur të biznesit në vend.
Lajmi është konfirmuar për News24.
Mësohet se biznesmenët do arrestohen me akuzën e evazionit fiskal.
Bëhet fjalë për evazion në shuma të mëdha.
Shkeljet janë evidentuar gjatë aksionit të shumëpërfolur.
Ky lajm vjen pas shumë kritikave në rrjetet sociale se po akuzohen vetëm shkelësit e vegjël.