Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Ushtria jonë tregon forcën: Por ja kush janë të parët!

$
0
0

ush kopPër herë të parë në më shumë se një dekadë, ushtria amerikane e Europës nuk është më kampione për këmbësorinë.

Një skuadër gjermane ka fituar garën për Skuadrën më të Mirë në Europë.

Trupt e Bundeswehr-it gjerman u paraqitën më mirë në thuajse të gjithë garat e zhvilluara për katë ditë.

Në garë përveç Gjermanisë dhe SHBA-së ishin edhe Shqipëria, Bullgaria, Franca, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Rumania, Sllovenia dhe Britania.

Secili vend kishte sjellë trupat më të mirë tokësorë.

Madje disa vende mbajtën edhe gara përgatitore, për të larguar më të dobëtit.

Letonia u rendit e dyta, amerikanët të tretë.

Gjatë katër ditëve, skuadrat ecën me dhjetëra kilometra me pajisje të plota luftarake në shpinë, ngjitën mure shkëmbore e madje edhe tërhoqën makina Hummer.

Të gjitha këto i bënë duke fjetur pak ose aspak jashtë, ndërkohë që temperaturat binin edhe nën zero.

Kompeticioni u zhvillua në Gjermani dhe ishte aq ekstrem, sa edhe fituesit thanë se po e mendonin dy herë nëse duhej të vazhdonin garën.

Më poshtë është një koleksion me foto nga paraqitja e trupave shqiptare.

ushtar shqitpar

ushtar1

ushtar2

ushtar3


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128