Pas denoncimit të një vazje, policia e Durrësit ka arrestuar pronarin e disko “Kolombos”, 46-vjeçarin Pëllumb Tuda, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjësve të tij.
Policia njofton se vajza me inicialet M.P. është paraqitur në policinë e Durrësit ditën e djeshme, me hematoma në sy dhe ka denoncuar punëdhënësin e saj.
Ky i fundit, kishte kërkuar ta shfrytëzonte si prostitutë për klientët e lokalit.
Vajza ishte punësuar në lokal si banakiere, ndërsa punëdhënësi kërkonte ta shfrytëzonte si prostitutë.
“Kur nuk pranova i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më rrahu me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë.
Më thotë do të të vras nëse nuk i bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”,- ka rrëfyer vajza në komisariat.
Në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike M.T., është dërguar në spitalin e Durrësit dhe më pas në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Sipas policisë, 46-vjecari Pëllumb Tuda është një person i skeduar më parë dhe i arrestuar disa herë për plagosje me armë.