Mbi 9,000 islandezë kanë nënshkruar një peticion gjatë dy ditëve të fundit duke bërë thirrje që një familje shqiptare të lejohet të qëndrojë në vend.
Peticioni, “Lëreni familjen shquptare Telati të qëndrojë në Islandë”, nisi dy dityë më parë nga gazetari dhe shkrimtari Illugi Jökulsson. Që nga ai moment, mbi 9,000 islandezë e kanë nënshkruar peticionin.
“Ne, nënshkruesit, nuk mund ta kuptojmë përse pesë personat e familjes Telati nga Shqipëria nuk mund të lejohen të qëndrojnë këtu”, shkruhet në tekstin e peticionit. “Ne kërkojmë me urgjencë që Direktorati i Emigracionit ta ndryshojë vendimin e dëbimit të familjes”.
Shqiptarëve iu është mohuar azili pasi konsiderohet se vendi nuk hëstë në luftë civile.
Por kryefamiljari, hasani, ka thënë se jeta e fëmijëve të tij rrezikohet pasi atyre iu janë kundërvënë disa njerëz shumë të fuqishëm dhe të rrezikshëm.