U desh prania e prokurorit shqiptaro- amerikan Gjon Junçaj që Gjykata e Krimeve të Rënda të hapte dyert për lejimin e mediave në procesin kundër Rasim Dodës, gjyqtarit të akuzuar për korrupsion, raporton Vizion Plus.
Si për të përfituar nga prezenca e kamerave në sallë, gjyqtari, i cili akuzohet se ka përfituar një shumë prej 80 mijë eurosh në këmbim të një vendimi, deklaroi se është i pafajshëm.
Gjyqi në ngarkim të Rasim Dodës u shty për shkak se avokati i tij ishte i sëmurë.
Në këtë seancë do të jepte dëshminë dhe Hasan Bushi, personi, i cili ka kallëzuar Dodën për korrupsion.
Sipas deklarimeve të Bushit, gjyqtari i kishte kërkuar 80 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tij, sa i takon një çështjeje prone.
E për ta bërë më të besueshëm vendimin në favor të tij, Doda i kishte dhënë dhe një kopje të vendimit para zhvillimit të seancës.