Grupi “Protestuesi” ka kryer sot protestën e radhës para Parlamentit, ku si një grupim qytetarësh të indinjuar ka protestuar ndaj asaj që ata e quajnë “një sistemi politik i kalbur, i cili vetëm nga afera e CEZ u ka vjedhur qytetarëve 1.35 miliard Euro, për të cilat askush nuk ka ndërmend të përgjigjet”.
Tema e protestës së sotme ka qënë “Ligji NUK është i barabartë për të gjithë” për të ilustruar, atë që grupi e konsideron “absurditetin e një klase politikanësh, të cilët në vend të përfaqësojnë interesar tona, vjedhin pasuritë publike dhe votojnë ligje për përfitim personal e në dëm të popullit shqiptar, siç e ka pasqyruar më së miri votimi i marrëveshjes për zgjidhjen e kontratës midis qeverisë Rama dhe CEZ, që i ka paraprirë çdo kërkese për llogaridhënie, duke ndaluar hetimin e rrjedhimisht, zbulimin e abuzimin flagrant prej qeverive Berisha-Meta-Rama”.