Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vodhi 1 mld lekë në bankat shqiptare, mbetet në burg italiani

$
0
0

Stefano-Bottura-300x224Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin italian Stefano Bodura, i cili u arrestua dy ditë më parë për vjedhje me anë të mashtrimit kompjuterik.

Pas provave të paraqitura nga Prokuroria, Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për 43-vjecarin.

Duke folur para trupit gjykues ai ka mohuar akuzat e Prokurorisë, se nëpërmjet transaksioneve bankare ka arritur të përvetesojë rreth 1 miliard lekë.

Bodura ka deklaruar se mund të ketë bërë ndonjë gabim teknik në numrat e futur në transaksion dhe se nuk ka patur qëllim vjedhjen e shumës së madhe të parave.

Shtetasi italian rezultonte person i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi për të kishte një vendim gjykate ku dënohej me 8 vite burg për mashtrim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128