Izet Haxhia, personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet si pjesmarrës në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, shihet teksa dikush i puth dorën sikur të ishte “Kumbari”.
Ish-truproja i Sali Berishës e ka sqaruar vetë se për çfarë bëhet fjalë.
Haxhia jeton prej vitesh në Turqi, ku është ndaluar nga autoritetet lokale, të cilat gjithsesi nuk e kanë ekstraduar ende drejt Shqipërisë.
Haxhia shpjegon se fotoja në fjalë është bërë: “Duke me uruar per Kualifikimin e KOMBETARES..haaaaa”, shkruante ai.
Haxhia ne nje interviste televizive para pak kohesh beri te ditur se punon si bodyguard ne nje klub nate ne Turqi.