Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Komandanti i FNSH, Gjeta u qëllua në kokë, vrasësi në rrethim

$
0
0

largea_plumb-ne-gjoks-21-vjecarit1443896571Vrasësi i Komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër qëndron ende i rrethuar nga forcat RENEA dhe ato të policisë së Shkodrës në një banesë, në rrëzë të Malit të Taraboshit.

Mësohet se vrasësi, Ruzhdi Arishta ka qenë në rrethim, kur ka qëlluar për vdekje Komandantin, Simon Gjeta.

Burime të policisë thanë se Gjeta u qëllua me automatik dhe plumbi e ka prekur në kokë.

Ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy të rinjve. Ruzhdi Aishta, kishte qëlluar me një plumb në gjoks Besar Sherbelën, 21 vjeç.

Ngjarja ndodhi pas një sherri të momentit, me Sherbelën që mori një plagë në shpatull, ndërsa Aishta arriti të largohej nga vendi i ngjarjes.

21-vjeçari Sherbela u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i kërkuari mbahet i rrethuar nga forcat speciale të RENEA-s, të cilat u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të FNSH-së.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128