Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë.
Viktima është Florina Markja 43 vjeç, e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjes.
Si pasoje e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë edhe Olti Tafciu dhe Redian Markja, drejtues të mjeteve të përshija në aksident.
Ata janë transportuar menjëherë për në Spitalin e Peshkopisë, por burime nga grupi hetimor bëjnë më dije se shkak i aksidentit është bërë mjeti tip “Audi”, i cili ka qenë me shpejtësi të madhe, duke u përplasur me mjetin tip “Ford”, drejtuesi i të cilit i ishte ngjitur murit prej betoni me qëllim shmangien e aksidentit.
Përplasja ishe aq e fortë sa njërit prej mjeteve i është shkëputur motori dhe gomat e para.