Në shtëpinë e Elvis Gaçajt, policia gjeti 5 gram kokainë dhe një peshore, që përdorej për matjen e dozave të drogës.
Elvis Gaçaj, sipas polcisë kishte arritur të dominonte tregun e kokainës në bllok, pasi e shiste më çmim shumë të ulët.
Por Gacaj nuk kishte llogariur konkurentët. Kur Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo, edhe ata shitës të kokainës, atëherë janë konfliktuar më Gaçajn duke e akuzuar për humbjet nga shitja e drogës.
Policia tha se, sherri mes tyre nisi, kur Sulaj dhe Çavo vunë re se po humbnin klientët e tyre, përdorues të rregullt të drogës.
6 muaj më parë mendohet se ata janë konfliktuar për këtë arsye, deri sa kanë vendosur që problemin e tyre ta zgjidhnin me “gjuhën” e armëve.