Një ditë pasi denoncoi se Elvis Gaçaj, shënjestra e sulmit që la dy viktima në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se atentatori i Gaçajt, i arrestuar nga policia, është militant i LSI.
Berisha ka postuar edhe foto të Sael Sulajt me flamurin e LSI.
Sulaj u arrestua bashkë me një tjetë për krimin me dy viktima.
Për policinë Sael Sulaj dhe Vasiel Cavo që do të dalin në gjykate për vrasje në rrethana cilesuese, armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje droge, janë po ashtu me precedentë të mëparshëm në fushën e shpërndarjes së hashashit.
Ata qëlluan me kallashnikov e pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Elvis Gaçaj për shkak të një konflikti droge me të që dyshohet se ka ndodhur 6 muaj më parë. Konkretisht, sipas grupit të hetimit në prill të këtij viti 23-vjeçari Cavo pas mosmarrëveshjeve, është goditur me sende të forta nga Gaçaj, pasi ky i fundit nuk e lejonte të shpërndante hashash në zonën e Tiranës së Re.
Të pakten këto të dhëna janë pohuar nga dy të rinjtë e arrestuar, të cilët kanë lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Në daljen për mediat, drejtori i policisë së kryeqytetit Ervin Hodaj u shpreh se janë shkrepur 29 plumba për të vrarë objektivin e atentatit Gaçaj, ndërsa të ndodhur fatkeqësisht me të në të njëjtin automjet humbën jetën, Aurora Oskian dhe Kevin Rugova.