Një jaht i jashtëzakonshëm është parë shumë afër ujërave tona, pranë gjirit të Butrintit në jug.
Anija, e cila është ndërtuar si një përzierje e një jahti super luksoz dhe një nëndetësje është e vetmja në botë e ndërtuar në këtë mënyrë.
Kjo anije super luksoze është pronë e nje miliarderi rus.
Për një javë anija me emrin A qëndron ne gjirin e San Stefanos pronë e Lordit britanik Rothschild, por disa dite më parë është parë të lundrojë përgjate vijes bregdetare shqiptare, shume prane Butrintit.
Mesa duket lidhja e gjatë e familjes Rothschild me ruajtjen e Butrintit mund të ketë ngjallur kuriozitetin e miliarderit rus.