Pas Erion Veliajt, që është shumë aktiv me projekte dhe punë të shumta në Tiranë, për çudi vendin e dytë për punë të bëra por edhe për aftësi në komunikimin dhe marrëdhëniet me publikunk, nuk e zë as kryebashkiaku i Durrësit, as ai i Vlorës apo Fierit, të gjitha qytete të mëdha dhe me potenciale ekonomike këto, por kryebashkiaku i Himarës Jorgo (“Gjergji”) Goro.
Ai ka arritur të përthithë shumë fonde si nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ashtu edhe nga qeveria dhe vazhdimisht pasqyron investimet që po bëhen në zonë.
Së fundi ai paraqiste një video ilustuese, duke shpjeguar: “Rikonstruksioni i rrugeve te brendshme ne çdo qender banimi te Bashkise se Re te Himares, mbetet padyshim nje nga premtimet me te rendesishme te programit tone elektoral qe i prezantuam banoreve te Himares se Re gjate fushates se fundit elektorale. Nje premtim qe do te realizohet brenda mandatit tim 4 vjeçar si Kryetar i Bashkise se Himares se Re. Kemi perfunduar me sukses nje pjese te rrugeve ne Dhermi, Gjilek, Kudhes, Qeparo e Himare per te vazhduar me pas kudo”.