Policia ka njoftuar sot se grupi i punës ka diskutuar për masat e marra deri tani dhe për masat shtesë që duhet të merren për garantimin e Rendit e Sigurisë në Stadium e jashtë tij për ndeshjen ndërkombëtare ShqipëriSerbi.
Policia thotë se Masa të merren masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do mund të hyjne dot. Masa në lartësitë e pallateve nga forcat “Renea”. Masa për ballkonet e pallateve përreth stadiumit. Asnjë kryefamiljar nuk mund të fusë në banesë përveç familjes se tij.
“Askush të mos bëjë asnjë tentativë, pasi çdo banesë përreth stadiumit do kontrollohet imtësisht dhe çdo ballkon do ketë punonjës policie” – njofton policia.
Do të merren gjithashtu masa sigurie për skuadrën mike dhe miqtë që do vijnë nga Serbia.
Do të ketë masa edhe nga ajri për ndonjë të papritur.
“Këto masa nuk janë për të frenuar apo penguar tifozët. Masat janë për mbarëvajtjen e ndeshjes duke i ardhur në ndihmë skuadrës kombëtare dhe vendit tonë. Na mirëkuptoni e na mbështesni, pasi kërkesat e UEFAs janë drastike”, njofton policia.