Një 26- vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në malin e Gramozit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, 54- vjecari Ali Isaj plagosi me armë 26- vjeçarin Mario Laho.
I riu është dërguar në spitalin e Korçës, por nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.
Policia bëri të ditur se autori dhe viktima ishin barinj dhe dy javë më parë midis tyre ka pasur sherr për kullotën.
Pas ngjarjes, 54- vjeçari duke përfituar nga errësira dhe terreni ka mundur të largohet, ndërsa policia po vijon kërkimet ne brezin kufitar me Greqinë, duke kërkuar edhe ndihmën e policise kufitare të vendit fqinj./ABC