Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

60 aksidente në një muaj

$
0
0

aksi260 aksidente rrugore me pasojë 4 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i këtij muaji, i cili ende nuk është mbyllur, ndërkohë që shkaqet janë gjithnjë të njëjta parakalimi i gabuar dhe tejkalimi i shpejtësisë.

Sipas Drejtorit të Policisë Rrugore Mitat Tola, janë dyfishuar patrullat ndërkohë që po i kushtohet vëmendje shkeljeve që bëhen burim aksidentesh.

Tola tha se sezoni turistik, ka bërë që krahas patrullave të policisë rrugore çdo sektor të dyfishojë prezencën në terren.

Për të 6-in vit radhazi, policia rrugore vazhdon patrullimet e përbashkëta me policinë e Kosovës.

Për t’i ardhur në ndihmë turistëve ka filluar të zbatohet dhe urdhri i Ministrit të Brendshëm dhe atij të Transporteve, për kufizimin e lëvizjes së mjeteve me tonazh të rëndë gjatë fundjavave./VP


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles