Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Lirohet balerini i teatrit, u arrestua me një … shkop gome

$
0
0

eltonGjykata e Tiranës ka liruar nga qelia balerinin e Teatrit Kombëtar Eltion Merja. Ky i fundit është arrestuar dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë një kontrolli në makinën e tij është konstatuar dhe sekuestruar një shkop gome i ngjashëm me ato që përdorin Policia e Shtetit.

Në dëshminë e tij të dhënë para policisë, Merja është shfajësuar duke treguar se shkopi i gomës është një detaj në shfaqjen e fundit teatrale që do vihet në skenë.

Pavarësisht këtij pretendimi materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për akuzën e “Mbajtjes të sendeve indentifikuese të policore”.

Sot Eltion Merja ka dalë para gjykatës dhe kjo e fundit ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128