Dita pa makina në Tiranë është celebruar si asnjëherë tjetër.
Organizimi nga ana ne bashkisë ka qenë i madh, si duket për të sensibilizuar tiranasit mbi dobinë e përdorimit të biçikletave dhe pakësimin e përdorimit të veturave.
Gjithashtu Bulevardi dëshmorët e Kombit ishte mbushur nga stenda ku reklamohehsin punime artizanale dhe jo vetëm.
Xhonglierë të cirkut dhe fëmijë e adoleshentë të shumtë kishin mbushur rrugët e Tiranës sot për t’u zbavitur.