Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Aksidente në Vlorë e Durrës, humbin jetën dy femra

$
0
0

Aksident-Levan-TepeleneDy aksidente të ndryshme me dy viktima janë shënuar sot në rrugët e vendit.

Sipas informacioneve që vijnë nga policia, në autostradën Tiranë-Durës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave” afër Shënavlashit, dy kamionë kanë aksidentuar për vdekje një këmbësore, ende të paidentifikuar.

Një tjetër aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier.

Viktima është 31-vjeçarja Mirjana Cani. Ajo drejtonte makinën tip “Peugeot”, e cila u përplas me një tjetër makinë tip “Range Rover”.

Të plagosur mbetën edhe dy persona që udhëtonin me “Range Rover”. Policia ka nisur hetimet për të dy rastet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128