Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video: Tani RENEA bëhet edhe me robotë antieksploziv

$
0
0

Në ambientet e Repartit Special RENEA, u zhvillua një ceremoni për përfundimin e kursit të trajnimit për përdorimin e robotit nga Njësia Antieksploziv si dhe për dhurimin e dy robotëve antieksploziv dhe të një numri të konsiderueshëm jelekësh antiplumb për efektivat e Reparit Special RENEA.

Në ceremoni nga Policia e Shtetit morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Drejtues i Lartë, Altin Qato si dhe Drejtori i Forcave të Lëvizshme Operacionale Drejtues, Niko Brahimaj.

Nga Ambasada Amerikane ishte i pranishëm Zv/ambasadori Amerikan Z.David Muniz, si dhe Drejtori i Programiit ICITAP Z. Steve Benet.

ICITAP, në bashkëpunim me Policinë e Nju Xhersit dhe Gardën Kombëtare të Nju Xhersit kanë sponsorizuar kursin një javor për njësinë Antieksploziv në Policinë e Shtetit, për përdorimin e robotit kundër mjeteve të improvizuara shpërthyese, në mënyrë që të forcohet aftësia e tyre reaguese dhe sigurimi i punonjësve të policisë gjatë procedurave të çaktivizimit.

Gjithashtu Ambasada Amerikane, Policia e Nju Xhersit dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit krahas, trajnimit të zhvilluar për ekspertët e njësisë Antieksploziv, i kanë dhuruar kësaj njësie 2 robotë antieksploziv si dhe rreth 131 jelekë antiplumb për punonjësit e policisë së repartit RENEA.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128