Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja sot në Kukës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës në fshatin Përbreg.
Mësohet se 16-vjeçari me inicialet E.M. ka qenë duke folur në telefon, kur është goditur nga rrufeja.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë menjëherë./Shekulli.al