“TiranaPaMakina: Po vjen një gjeneratë e re me shpresë. Dhjetëra fëmijë pushtuan bulevardin e Tiranës këtë fundjavë. Nëse do të kuptonim c’efekt ka ajri i ndotur tek fëmijët, do linim makinat e do ecnim/pedalonim më shumë. #22Shtator #Pedalo”, – shkruante kryebashkiaku Veliaj në fb e tij.
Në prag të ditës zyrtare pa makina, më 22 shtator, shumë qytetarë dyndën sot gjithsesi sheshin e Pallatit të Kongreseve, ku fëmijët e tyre nisën të mësonin biçiklëtën.
Spikasnin vogëlushët e vogëlushet, të cilët e zbukuronin qytetin me gëzimin dhe energjitë e tyre.