Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vritet inspektori i IKMT, u qëllua 12 herë nga një i afërm

$
0
0

krimb

Pas disa kohësh pa ngjarje të rënda, mëngjesi i të enjtes shënoi një krim të rëndë.

Një inspektor i IKMT- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes dhe Territorit- Milazim Shehu, baba i tre fëmijëve, është qëlluar për vdekje në banesën e tij.

Ngjarja e ndodhur dje është mësuar paraditen e 17 shtatorit, ndërsa i riu kishte shkuar i plagosur në Spitalin e Traumës rreth orës 01:30 të ditës së sotme.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti dhe autori mendohet të jetë një i afërm, me të cilin u konfliktua.

Mësohet se 35 vjeçari ndërroi jetë në spital.

Mësohet se Milazim Shehu ka qenë më parë anëtar i forcave speciale.

Policia ka identifikuar autorin e krimit dhe po punon për kapjen e tij.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pyetja e dëshmitarëve rezulton se autor i këtij krimi është  shtetasi G.Sh, i cili është shpallur në kërkim. Nga kqyrja e kufomes me trupin e këtij shtetasi vërehen 12 dëmtime me mjete prerëse (thike), e cila i ka prekur zemrën”, informon policia.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles