Dy vajza të moshave 33 dhe 27 vjeçe kanë denoncuar në polici se janë dhunuar nga të dashurit e tyre më të vegjël në moshë.
Vetëm dy ditë më parë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë janë denoncuar dy raste ku “burrat” e vegjël rrahin gratë më të mëdha në moshë.
Blutë e kryeqytetit lëshuan një urdhër mbrojtje për 33 vjeçaren banuese në Tiranë, pasi i dashuri i saj 24 vjeç e ka dhunuar.
Ka qenë vajza me iniciale K.Z, e cila ka bërë denoncimin në polici ndaj 24-vjeçarit me iniciale A.P., pasi ky i fundit për arsye xhelozie e ka ofenduar e më pas e ka qëlluar atë me grushta.
Sipas dëshmisë së vajzës, ata kishin rreth një vit që jetonin së bashku në një shtëpi të marrë me qira, ndërsa për 33-vjeçaren situata ishte bërë e pa durueshme.
Po në të njëjtën ditë, policia ka lëshuar urdhër mbrojtje edhe për një 27- vjeçare e cila është dhunuar nga i dashuri i saj 23 vjeç.
Sipas policisë, bëhet me dije se djali me iniciale G.M., 23 vjeç dhe banues në Pezë e Vogël, ka ushtruar dhunë ndaj 27-vjeçares me iniciale G.M., banuese në Kombinat.
Lidhur me këtë rast, mësohet se vajza është dhunuar sistematikisht nga i dashuri i saj, ndërsa ky i fundit e ka mohuar diçka të tillë.