Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Goditet grupi kriminal i trafikut ndërkombetar të narkotikëve

$
0
0

prangaPolicia e Fierit goditi një grupi kriminal të akuzuar për veprën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Policia bëri të ditur zyrtarisht se me finalizimin e operacionit të koduar “Kasnica”, janë arrestuar në flagrancë 4 persona dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Të arrestuarit jane Nardi Meçaj, 28 vjeç, banues në Cakran, Fier, Gazmend Seati, 23 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Patos, Oriol Begaj, 33 vjeç, banues në Fier dhe Haxhi Beraj, 34 vjeç, banues në Patos.

Ky grup, sipas policisë, pasi grumbullonte lëndën narkotike cannabis sativa, kryesisht në formë çokollate në sasi të vogla 1 deri 3 kg, e transportonte atë drejt Greqisë sipas porosive që bëheshin nga persona të ndryshëm.

Të arrestuarve iu sekuestrua 1 kg lëndë narkotike çokollatë, një automjet i tipit “Skoda Oktavia”, 5 aparate celulare, 675 euro dhe 210 mijë lekë shqiptare.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images