A është mbushur Shqipëria me kanabis?
Ky është një debat i ndezur pas operacioneve të policisë në çdo cep të vendit, për asgjësimin e kësaj bime.
Por e përditshmja Shqiptarja.com ka publikuar një raport, që thotë se ka dalë nga Guardia di Finanza.
Sipas këtij raporti, në Shqipëri është mbjellë rreth 8 herë më pak hashash sivjet, në krahasim me vitin 2013.
Në raport thuhet se në vitin 2013 ishin identifikuar 323 hektarë me hashash, të mbjellë kryesisht në Lazarat.
Ndërkohë në vitin 2015 janë identifikuar vetëm 44 hektarë.
Në vitin 2013, 319 hektarë ishte mbjellë në Lazarat, ndërkohë që tani ky vend ka dalë nga harta e policisë italiane pasi nuk mbillet më bima problematike.
Nga ana tjetër, në raport thuhet se këtë vit është asgjësuar 96 përqind e kanabisit, ose mbi 650 mijë rrënjë.
Kurse në kohën kur vendi drejtohej nga Sali Berisha asgjësohej vetëm 7 përqind.