Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Të hënën nis shkolla: Forcohet siguria, do vlerësohen telefonatat kërcënuese

$
0
0

Shkolla_Edith_DurhamPolicia e Tiranës harton plan masash të veçantë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor për të garantuar rendin dhe qetësinë publine si dhe zhvillimin normal të procesit mësimor në shkollat e të gjithë nileve në qarkun e Tiranës

Plan i veçantë për 14 shtatorin, forcohet siguria- Edhe për ditën e parë të shkollës datë 14 shtator 2015, është hartuar një plan i posaçëm masash për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9–vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve.

“Përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme etj”. thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës të datës 12 shtator 2015

Do të patrullohet më shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9 – vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të tyre.

Shërbime të policisë rrugore pranë shkollave- Do të synohet rritja e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve pranë shkollave. Policia rrugore në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, institucioneve arsimore e Organet e Qeverisjes Vendore do të planizojnë shërbime të policisë rrugore në afërsi e para godinave të shkollave në sistemin parauniversitar.

Policia ka dhe një apel për qytetarët: Sensibilizimin në drejtim të respektimit të normave ligjore, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, shmangien e zhurmave, parkimeve të gabuara të mjeteve pranë shkollave etj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128